Moti i keq në vend/ Haxhimali: Përgjegjësia për emergjencat nuk është vetëm e pushtetit qendror por e të gjithëve
I ftuar në “Ora News”, eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, theksoi se menaxhimi i situatave emergjente kërkon angazhim të përbashkët nga individët, bashkitë dhe institucionet, duke nënvizuar rëndësinë e planifikimit dhe koordinimit në nivel lokal.
" Përgjegjësia nuk është vetëm e pushtetit qendror sepse në raste të tilla, të këtyre emergjencave, përgjegjësia është e të gjithëve, duke nisur nga individi deri tek institucionet më të larta, kanë nevojë për vullnetarizëm, për angazhim, për t'iu përgjigjur thirrjeve të kryetarit të bashkisë, të agjensisë, apo të institucioneve, për të respektuar rregullat në këto situata.
Kryesish bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm. Është një shërbim publik bazë që ato duhet ta menaxhojnë në territorin e tyre.
Për mendimin tim, situata të tilla kanë një bazë kryesisht në planifikimin e dobët dhe në zhvillim",u shpreh Haxhimali.

