Shqipëria "nën ujë"/ Gjoni : Reshjet e fundit ishin brenda pritshmërive
IGJEUM: Reshjet e fundit në Shqipëri brenda pritshmërive
E ftuar në studion e Ora News, drejtoresha e IGJEUM, Anira Gjoni, foli për intensitetin e reshjeve në vend. Ajo theksoi se reshjet që kanë shoqëruar ditët e fundit kanë qenë të larta, por nuk përbëjnë asnjë situatë të jashtëzakonshme.
“Janari është një muaj i lagësht dhe i ftohtë, kështu që këto reshje janë brenda normave. Nuk kemi parë një shtim të pazakontë të intensitetit të reshjeve, është diçka me të cilën jemi përballur edhe më parë,” tha Gjoni.
Ajo nënvizoi se situata aktuale nuk paraqet rreziqe të veçanta për publikun dhe se moti po vijon normalisht sipas pritshmërive të muajit janar.
Ndiqni intervistën e plotë:

