“Montuesi i minës ndaj Lames”/ Maqedonasi mohon akuzat në SPAK, Çervenkovski: S’kam lidhje, jam inxhiner, merrem me kompjutera
Joshko Çervenkovski është përsoni i radhës i cili ka dëshmaur në PROCESIN e vrasjës së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Shtetasi maqedonas ishte përmendur nga Luftar Reci duke treguar se është përsoni që ka montuar bombën, por një gjë e tillë është mohuar nga ai.
Pas shumë orësh qëndrimi në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtetasi maqedonas, Joshko Çervenkovski ka lënë dyert e SPAK, pas dëshmisë së tij.
Ai është përsoni i përmënduar nga i penduari i drejtësisë Luftar Reci, i cili ka treguar se Joshko është përsoni i cili ka montuar bombën që më pas është përdoriar ndaj antentati ndaj Vajdin Lamajt.
Para prokurorëvë të spak dhe oficerit të BKH, maqedonasi ka mohuar se ka lidhje më momtimin e bombave, por nuk e mohon se ka njohje më të pënduarin e drejtëisë Luftar Reçi.
Joshko Çervenkosvski: “Me Luftar Reçin kisha kontakte. Mbaj mend në atë kohë përdorja një numër Jugosllav. Luftari më merrte edhe me telefon fiks.
Unë jam me profesion inxhiner elektrik dhe marr vesh nga pjesët kompjuterike.
Luftari më kërkonte shpeshherë që të vija në Shqipëri dhe të montoja pjesët e kompjuterave të lojërave të fatit.
Ai më thoshte në telefon se të vija deri në kufi bashkë me çantën. Ai më merrte në kufi dhe më çonte të rregulloja këto kompjutera.
Po ashtu kujtoj se rrugës hanim edhe pica në një lokal. Nuk kam montuar unë bomba. Nuk e di se çfarë thotë Luftari, por nuk di ta bëjë ktë gjë. S’kam lidhje”.
Shtetasi i huaj i paraqit një ditë më parë ne senacën që po zhvillohet ndaj vrasjës së Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt ku të akuzuar janë ish antarët e bandës së Durrësit.
Teksa atij i erdhi radha për tu përballur më togat e zeza si dhe me ballafaqimin me të penduarin disa prej avoaktëve nuk ishin dakort.
Në këto kushte gjykata e cmoi të arsyshme që marrja në pyetje të bëhët në zyrat e BKH. Sipas burimeve pavarësisht se ishte i shoqëruar më punonjës policië ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie.