MEGA-SKANDALI/ Italiani i incineratorëve nxjerr emrin: Ja kush është iraniani që i dha paratë Erion Veliajt

MEGA-SKANDALI/ Italiani i incineratorëve nxjerr emrin: Ja kush

Po çfarë lidhje mund të ketë kryebashkiaku Erion Veliaj me aferën e inceneratorëve? 

Emisioni investigativ "Piranjat" hodhi dritë mbi detaje të reja tronditëse ku i përfshirë rezulton edhe kryebashkiaku Veliaj.

A janë të mjaftueshme vizitat e tij në kompaninë “Bruno Presezzi” për ta konsideruar të përfshirë? 

Detajet i përcjell biznesmeni italian i inceneratorëve Gabriele Tarroni Longinotti në një intervistë ekskluzive për "Piranjat" me gazetarin Bledian Koka. 

Ai rrëfen takimet me Veliajn në Tiranë dhe shton se pala shqiptare bleu një incenerator që nuk përdorej nga bashkia e Kostancës në Rumani, madje e kishin çmontuar për skrap.

Gabriele tregon më tej se paratë për këtë incenerator erdhën nga Irani.

Ai përmend edhe emrin financuesit të Veliajt, që quhet Ali Aliabadi. 

"Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vertetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanite e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi”", thotë Gabriele Tarroni Longinotti​.

Se çfarë lidhje ka Erion Veliaj me këtë personazh përgjigjen mund ta japë vetë ai.

Gabriele Tarroni Longinotti: "Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kënaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashtë euro, askush në botë nuk mund ta konstestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysëmbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet".

Nëse këto që ky zotëri thotë, janë të vërteta, pyetja është, a u mashtruan shqiptarët nga injoranca, apo pranuan të jenë pjesë e kësaj skeme?

Por ka edhe një detaj tjetër interesant, që nëse rezulton i vërtetë, nuk mund të konsiderohet thjesht skandal, por tradhti e lartë ndaj atdheut.

"Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vertetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanite e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi”", thotë Gabriele Tarroni Longinotti​.

Ne publikuam një dëshmi, e një personi i cili sot ndodhet në Dubai, larg duarve të atyre që mund ta hetojnë. Edhe pse në fakt e kishim këtu deri para katër muajsh, kur Apeli vendosi ta lironte. A ishte gjithçka e mirëmenduar, për të kompensuar një dëshmitar, i cili më pasi u doli nga skema?

Apo ishte thjesht një rastësi e cila çoi në hapjen përgjysëm e një “kutie pandore”, me shumë enigma të tjera, për të gjithë ne. /Syri.net

erion veliaj incineratorët afera e incineratoreve incineratorë italiani iraniani gabriele tarroni longinotti

EMISIONET