Më shumë vapë dhe përmbytje/ Ndryshimet klimatike po “shkatërrojnë” Shqipërinë. Ekspertët japin alarmin

Temperatura më të larta vit pas viti dhe më shumë reshje shiu në pak ditë! Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike po shkatërrojnë bujqësinë, ndaj kërkojnë 6 kërkesa për qeverinë.

Në 6 vitet e fundit ndryshimet klimatike janë bërë një fenomen i prekshëm në Shqipëri!

Temperatura mesatare është rritur dhe sasia e reshjeve është rritur sqaron Petrit Zorba, drejtori i Institutit të Gjeoshkencave.

Petrit Zorba, drejtori i Institutit të Gjeoshkencave: “Gjatë 6 viteve të fundit kanë ndryshuar mesatarisht me 1.9 gradë celsius temperaturat në nivel vjetor. Në mënyrë të veçantë periudha e verës është ajo me më shumë anomali të theksuara. Ajo çka dua të them tjetër që është me shumë rëndësi, është zvogëlimi i ditëve me reshje, të cilat automatikisht reflektohen me një numër ditësh më të vogla në reshje, por me intensitete më të larta. Dhe këto intensitete lidhen me përmbytjet”.   

Ky ndryshim i klimës ka sjellë probleme me sasinë dhe cilësinë e prodhimit bujqësor, thekson profesor Albert Kopali ngre disa shqetësime për të cilat kërkohet edhe ndërhyrja e qeverisë.

Albert Kopali, profesor, Universiteti Bujqësor: “Nëse shikojmë disa nga dukuritë siç janë thatësirat e zgjatura, përmbytjet apo dukuritë e tjera ekstreme klimatike të cilat kanë të bëjnë me breshërin, zjarret, apo me një sërë dukurishë të tjera të ngjashme, në fakt janë ato të cilat dëmtojnë prodhimin bujqësor”.

Nga qeveria, gjithashtu, këkrojnë që situata të marrë vëmendjen maksimale të qeverisë si për strategjitë kombëtare ndryshimittë klimës, por edhe për transparencën e fondeve të përdorura në këtë drejtim.

“Gjithashtu kërkon vlerësime më të thelluara për klimën, bashkëpunim me institucionet akademike, përfshirjen e publikut dhe të shoqërisë civile në trajtimin e çështjeve të klimës në përgjithësi”, shprehet eksperti.

“Thatësirat e shtuara, qoftë regjimi i reshjeve, zjarret e tepërta nuk vazhdojnë të njihen sot e kësaj dite nga shteti shqiptar si emergjenca klimatike lokale apo kombëtare. Dhe duke mos i njohur si të tilla edhe kundërveprimi ndaj këtyre fenomeneve është më i cunguar”, shprehet eksperti.

Shqipëria është vendi më i cënueshëm në Mesdhe për sa i përket efektit të këtyre ndryshimeve në shkallë kombëtare.

Ndryshimet e klimës po shkaktojnë probleme që lidhen me menaxhimin e sektorëve jetikë,si bujqësia eënergjitika transporti shëndeti dhe siguria publike.

ekspertët anxhela celibashi përmbytje vapë ndryshimet klimatike petrit zorba albert kopali

EMISIONET