Gjyqe që s’kanë fund/ Në Vlorë, shqetësim vonesat me gjykimin. Pasojat e zhvendosjes së Apelit, katastrofike

Kaosi me gjykatat dhe me proceset gjyqësore po vijon tanimë prej vitesh në vendin tonë. Vonesat e shumta të shqyrtimeve në themelt të çëeshtjeve poshkaktojnë jo vetëm kosto tek qytetarët, por lindjen e konflikteve të reja. Në Vlorë çështjet e pronësisë dhe zgjidhjes së martesave përbëjnë numrin më të lartë të lëndëve gjyqësore.

Zhvendosja e Gjykatës së Apelit, shkarkimi i magjistratëve nga vettingu, si dhe ndryshimet ligjore në trajtimin e çështjeve gjyqësore në Shkallën e Parë, kanë shtuar më tepër peripecitë dhe kostot në kurrizin e qytetarëve vlonjatë, të cilët tashmë enden prej vitesh, për të kërkuar drejtësi.

Elona Mone, avokate: “Lidhet me gjyqtarët dhe magjistratët të cilët janë shkarkuar për shkak të procesit të vetingut, dhe një numër i ulët i gjyqtarëve, normalisht, do të shkaktojë një vonesë në çështjet gjyqësore. Ndërsa në lidhje me Gjykatën e Apelit, e cila tashmë është zhvendosur në qytetin e Tiranës, patjetër që pasojat do të jenë katastrofike, si në kohë, si në kosto, sepse ne jemi në muajin e parë që kjo gjykatë është transferuar dhe nga burimet tona dimë që janë duke u zhvilluar vetëm seancat gjyqësore që përmbajnë vetëm masat e arrestit, apo ndonjë çështje penale ku i pandehuri është në masë arresti. Pra vetëm për çështje emergjente”.

Për avokaten e çështjeve civile, Elona Mone thekson se fluksin më të lartë të çështjeve në Vlorë e mbajnë konfliktet e pronësisë, si dhe zgjidhjet e martesave.

Elona Mone, avokate: “Për sa i përket emergjencës, janë ato procese të zgjidhjes së çështjes së martesave që kërkojnë një trajtim më të shpejtë të gjykatave, sepse lënë të hapur një konflikt familjar. Dhe po të lësh të hapur një konflikt të tillë prodhon pasoja shumë herë më të mëdha se ç’mund të prodhojë një konflikt pronësie. Dhe sigurisht që këto të dytat nuk mund r’i lëmë pas dore, sepse dihen dhe passojat tyre. Dhe për shkak të kësaj ngarkese një zgjidhje martese e gjykuar në vitin 2020 apo 2021 i bie që të vendoset 2-3 vite më pas nga momenti që është dhënë vendimi i Shkallës së Parë”.

Me transferimin e Gjykatës së Apelit me qindra çështje gjyqësore u transferuan drejt kryeqyteti.

Godina e Apelit sot ka marrë rolin e një sekretariati, ndërsa harta e re gjyqësore u kundërshtua gjerësisht nga avokatët në mbarë vendin.

harta e re gjyqësore edi ruçi gjyqe

EMISIONET