Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 3 lek, benzina ngrihet me 1 lek

Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet me 3 lek,

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET