“Më dhemb shpirti”, mjekja nga Gramshi: Asnjë investim në shëndetësi, gjatë pandemisë pacientët nuk gjenin zgjidhje

Partia Demokratike vijon takimet me qytetarët. Kësaj radhe kreu i PD Sali Berisha ndodhet në Gramsh.

Gjatë komunikimit më qytetarët një nga banorët e sonës mjekja Liliana Rama tregoi vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e bashkisë Gramsh përsa i përket shërbimeve shëndetësore.

Mjekja thotë se kjo qeveri në qendrat shëndetësore nuk ka investuar asnjë gjë.

“Quhem Liliana Rama jam mjeke familje. Po përballem çdo ditë me problemet e njerëzve. Në qendrat shëndetësore kjo qeveri nuk ka investuar asnjë gjë. Mungon uji, dritat, personeli shëndetësor. Më dhimbset më dhemb shpirti. Kolegët e mi janë larguar në Gjermani e në Francë. 1 mjek mbulon 2 a 3 qendra shëndetësore, imagjino çfarë shërbimi mund t’ju ofrohet njerëzve. Në qytet njerëzit presin me orë të tëra për të marrë shërbimin shëndetësor.”

Mjekja Rama thotë se mungojnë medikamentet në qendrat shëndetësore. Problemet më të mëdha thotë se i kanë hasur gjatë kovidit kohë në të cilën pacientët nuk gjenin zgjidhje.

 “Medikamentet mungojnë në qendrat shëndetësore. Vështirësinë më të madhe e kemi hasur në kohën e kovidit. I kemi blerë vetë të gjitha me maska doreza, dezifektantë. Pacientët nuk gjenin zgjidhje. Thoshte që shërbimi shëndetësor ishte falas absolutisht. Shpërblimi për kovidin nuk u mor nga asnjë. Kaloi nëna ime në gjendje të rëndë më vajti shpenzimi 4 milion lekë nuk mori asgjë shpërblim. Bëj thirrje të mbështesim Sali Berishën me atë do të fitojmë çdo gjë.”

EMISIONET