Me 19 150 euro të padeklaruara "në xhep" tentoi të dilte nga Shqipëria, ndalohet 38-vjeçari në Kakavijë

Me 19 150 euro të padeklaruara "në xhep" tentoi të

Një shumë eurosh është sekuestruar në Kakavijë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për 38-vjeçarin me inicialet I.M., në çantën e të cilit u gjetën 19 150 euro të padeklaruara. Ndaj 38-vjeçarit rëndon akuza veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET