Mbërrijnë në atdhe trupat e 4 pjesëtarëve të familjes Kola, do prehen në vendlindje

Kanë mbërritur në portin e Durrësit arkivolet e 4 pjesëtarëve të familjes Kola të cilët humbi jetën në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas, Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.
Ata do të varrosen në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, vendlindja e tyre ku dhe do të mbahet ceremonia mortore në orën 13:00.
Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt 2026
Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro.
Prokuroria e Luccas vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së katër anëtarëve të së njëjtës familje.

