Makutëria e vjedhjeve, Këlliçi: Mariglen Qato me rrogë modeste drejtori në Bashki rezulton milioner

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Mariglen Qato me një rrogë modeste drejtori në bashki, rezulton milioner. 

Këlliçi: Po të dilni nga studiot tuaja, ju shihni një kompleks pallatesh që e ka ndërtuar Mariglen Qato.

Në të cilin ka apartamente që ja ka dhuruar adminëve të disa faqeve të Memeve, që kanë përbaltur mbi mua dhe opozitarë të tjerë në mënyrë të përsëritur.

Nga ana tjetë ky individ që ka patur detyrë monitorimin e territorit si kreu i IMT-së, ka ndërtuar pa leje ka shtuar nga një kat në ndërtimet e tij.

Personi që ishte përgjegjës për monitorimin e terrenit ndërtonte vet pallate me kate pa leje dhe ndërkohë ka lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh pa leje në mes të Tiranës.

Kur unë bëja takime në Zall Herr qytetarët më thonin na ka kërkuar Mariglen Qato 500 euro për të rregulluar gardhin, për të rregulluar shtëpinë më ka kërkuar 800 euro.

Dhe ndërkohë ky individ që shkonte në zonat më të thella të Tiranës dhe i gjobiste qytetarët në mënyrën më barbare, ky rezulton multimilioner me biznese miliona euro ndërkohë që paguhej me një rrogë 900 mijë lekë të vjetra në mos gabohem.

 

EMISIONET