MABCO Construcions S.A përgënjeshtron aludimet për aoeroportin e Vlorës: Janë të pavërteta, interpretime të gabuara nga "Delphos"

MABCO Constructions S.A. ka sqaruar publikisht se raportimet e fundit në disa media për supozuar ndikim të huaj në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës janë të pavërteta.
Kompania thotë se aludimet se aeroporti do t’i jepej Rusisë janë të rreme dhe bazohen mbi interpretime të gabuara të marrëdhënieve financiare me institucionin Delphos.
MABCO shpjegon se kredia e marrë me Delphos është një marrëveshje normale financiare dhe nuk ndryshon pronësinë apo kontrollin e aksionerëve mbi aeroportin.
Investimet në instrumente financiare ndërkombëtare, përfshirë obligacionet sovrane të vendeve të ndryshme, nuk nënkuptojnë ndikim të huaj apo kontroll mbi projektin.
Kompania thotë se publikimet e tilla synojnë të krijojnë konfuzion dhe presion publik në prag të zhvillimeve ligjore, dhe janë larg faktit dhe realitetit ekonomik. MABCO i bën thirrje mediave dhe publikut të bazohen në informacion të verifikuar dhe të shmangin spekulime dhe teori konspirative.
Gjithashtu, kompania rezervon të drejtën të ndjekë rrugët ligjore kundër çdo publikimi që cenon reputacionin e saj.


