“Harabeli” plot me euro, gazetari: Ja shuma që u gjet nga BKH-ja në qendrën e bashkëshortes së Veliaj, Ajola Xoxa
Gazetari Edison Vatnikaj sjell detaje të reja nga kontrollet e BKH ndaj familjarëve të Erion Veliajt, në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.
Burime bëjnë me dije se në qendrën “Harabel” që administrohet nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa janë gjetur një shumë e konsiderueshme.
Qindra mijëra euro i janë gjetur në zyrë dhe nga burimet e "Ora News”, Xoxa ka deklaruar se këto janë lekë të bashkëshortes së njëri prej biznesmenëve më të lartë në Shqipëri.
Xoxa ka thënë se paratë në fjalë i ka lënë në zyrën e saj si paragim për pagesën e blerjes së një pikture të galerisë së saj, dhe shitja e saj do të bëhej në momentin kur do të bëhej pagesa e plotë e pikturës.
Dhe sipas saj, këto janë para të përfituara nga galeria e pikturave të shitura.
Paratë mësohet se janë sekuestruar nga SPAK dhe BKH-ja, dhe tashmë i përket Xoxës, që të provojë që këto para janë të ligjshme, para që rrjedhin nga aktivitet i ligjshëm ekonomik, apo janë para të padeklaruara me burime të dyshimta
Ndërsa vetë kryebashkiaku Veliaj këtë të martë ka reaguar për ngjarjen në fjalë, ku theksoi se kontrollet e ushtruara ndaj tij dhe familjarëve të tij ishin pa një vendim gjykate, duke nënkuptuar se do të ankimohen nga avokatët e tij.
NJE DITE ME PARE KRYEDEMOKRATI SALI BERISHA THA SE TE "HARABELI" U SEKUESTRUYAN 280 MIJE EURO