Lefter Alla i pakënaqur me burgun, kërkon masë më të butë, pritet vendimi i apelit të GJKKO-së
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendos lidhur me këtë kërkesë në seancën e cila pritet të mbahet në orën 15:00.
Ish-zyrtari i lartë i zgjedhur nga Edi Rama nuk u paraqit në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij, pasi ish-kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
Lefter Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazizë në tendera, lidhur me tenderin me vlerë afro 3 milionë euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.