Gjirokastër, turizmi me shpresë për sezonin, Hoxha: Rezvervimet që kishim janë anuluar 

Situata e pandemisë vijon të godasë sektorin e turizmit duke sjellë anullimin e të gjitha prenotimeve në muajt prill, maj dhe qershor në Gjirokastër.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Maksi Hoxha thotë se shpresat i kanë për muajt në vijim.

"Korrik, gusht dhe sidomos shtatori është një situatë shpresdhënëse përsa i përket dhe proçesit të vaksinimit, që siç dihet ka ecur me ritme të kënaqshme.Një fitore e madhe është se pjesa më e madhe e punojnësve të shërbimeve turistike janë vaskinuar".

Investimet në sheshin kryesor të qytetit pritet të sjellin disa pengesa, ndaj Hoxha thekson se duhen përfunduar afatet e përcaktuara.

"Të vazhdojnë normalisht siç kanë nisur, implementimi i tyre të jetë në kohën që është përcaktuar. Do jetë pak pengesë për këtë sezon, por gjithsesi duheshin bërë dhe mirë është të mbarojnë në afatet e përcaktura."

Kjo periudhë 1 vjeçare për artizanët është më e vështira që ata kanë kaluar pasi kanë luftuar për mbijetesë.

"Deri tani ka qenë shumë e vështirë, dimri me të ftohtin e tij, pandemia me të keqen e saj, duke u hapur koha ndoshta lirohen."

"Kam marrë porosi, por për gjëra të vogla,  nuk kam mbetur pa punë. Luftë për të jetuar."

Në qytetin e Gjirokastrës, pjesa më e madhe e vizitorëve kanë qenë vendas dhe shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që në grupe shumë të vogla kanë ardhura dhe nga jashtë.

Gjirokastër, turizmi me shpresë për sezonin, Hoxha: Rezvervimet

EMISIONET