ALARM USHQIMOR / Xham i thyer në pijen italiane. Ndalohet urgjentisht konsumi i aperitivit Pizzolato Spritz

Një paralajmërim emergjent i nivelit të lartë ka mbërritur në autoritetet shqiptare përmes sistemit evropian të sinjalizimit të shpejtë për ushqimet.
Gjermania ka lëshuar alarmin zyrtar ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje të menjëhershme: një nga pijet më të përdorura për aperitivë jo-alkoolikë ka rezultuar me prani të copave të xhamit të thyer brenda shisheve, duke përbërë një rrezik potencial dhe serioz për jetën dhe shëndetin e njeriut.
Nëse keni blerë apo konsumoni këtë produkt, kontrolloni menjëherë etiketën dhe kodin LOT për të shmangur rrezikun e dëmtimeve të brendshme organike:
Të dhënat e sakta të produktit të rrezikshëm:
• Emri në etiketë: Pizzolato Spritz aperitivo 0.0 (aperitiv pa alkool)
• Kategoria: Pije jo-alkoolike
• Kodi LOT: L 26113A
• Data e skadencës: 04/2028
• Origjina: Itali
• Operatori Eksportues: PETER RIEGEL WEINIMPORT GMBH
• Operatori Importues në Shqipëri: Jurrei sh.p.k me seli qeendrore nee rrugeen ''Dritan Hoxha'' dhe administrator Doriget Hysa.
Nëse e keni këtë produkt në shtëpi me numrin e mësipërm të LOT-it, mos e hapni dhe mos e pini në asnjë mënyrë. Kthejeni menjëherë produktin në dyqanin apo marketin ku e keni blerë.


