Tramvaji përpl*set në Urën Erasmus në Roterdam, raportohen 15 të lënduar (VIDEO)

Tramvaji përpl*set në Urën Erasmus në Roterdam, raportohen

Të paktën 15 persona u plagosën pasi dy tramvaje u përplasën mwngjesin e kwsaj tw mwrkure në Urën Erasmus në Roterdam.

Në një video që qarkullon në mediat sociale, një tramvaj ndalet teksa hyn në urë nga drejtimi i qendrës së qytetit dhe më pas një tramvaj i dytë përplaset me të.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person i cili ishte bllokuar dhe u desh të nxirrej nga Departamenti i Zjarrfikësve, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital.

Kompania e transportit RET tha se ende nuk mund të përcaktojë shkaqet e përplasjes, duke shtuar se ishte e tronditur nga videoja dhe se mendimet e saj ishin me të lënduarit dhe pasagjerët. Dy makina pësuan dëme materiale, sipas departamentit të zjarrfikësve. Trafiku i tramvajit në linjat 3 dhe 5 u pezullua përkohësisht.

EMISIONET