Aksident në shëtitoren e Beratit, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur në "Rrugën e lumit", përgjatë shëtitores, në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar, që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motor, ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J., 53-vjeç, i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorit, 35-vjeçarin B.M, banues në Berat.

