Kur do të kërkojnë ndjesë mediat e Veliajt për mashtrimet?

Kur do të kërkojnë ndjesë mediat e Veliajt për

Disa prej mediave kryesore publike të lidhura me ish-kryeministrin Viktor Orban kanë ndërprerë transmetimet pas largimit të tij nga pushteti.

Në ekranet e disa prej këtyre mediave është shfaqur një sfond i zi me një mesazh në të cilin thuhej se media nuk mund të gënjejë duke kërkuar falje për atë që kanë bërë për vite me radhë.

Marrë shkas nga ky akt i televizioneve të lidhura me Orban gjatë pushtetit të tij, lind pyetja kur do ta bëjnë një akt të tillë mediat e Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza të rënda penale dhe propaganda e pushtetit, mediat që kanë mashtruar për prokurorët, mediat që kanë mashtruar për koncesionet korruptive të qeverisë, mediat që kanë mashtruar për drejtorët e "5D", mediat që pasurohen duke marrë prona publike dhe duke përfituar nga taksat e shqiptarëve, mediat e pushtetit të 99-çave të rilindjes dhe zdromsave që nga këllira që qelbnin erë, tani janë kthyer në pronarë hotelesh, vilash, biznesesh koncesionesh dhe janë kthyer në njerëzit më të pasur të Shqipërisë.

Kur do të kërkojnë ndjesë mediat e pushtetit që bëjnë mashtrime dhe propagandë pa ndalim?

Komentet e tjera dhe ndjesat mediat e Veliajt mund t’i shkruajnë në komente ose thjesht mund të shpërndajnë shkrimin e publikuar nga CNA.

Çfarë ndodhi në Hungari?

Në ekranin e televizionit shtetëror "M1" është shfaqur një mesazh përmes një sfondi të zi ku shkruhej: “Media nuk mund të gënjejë. Kërkojmë falje që e kemi bërë këtë për vite me radhë.”

Televizioni "M1" është cilësuar një media pranë Orban-it dhe është akuzuar si mjet propagande i pushtetit.

Po ashtu edhe radioja publike "Kossuth Radio", ka ndërprerë transmetimin ndërsa faqet online të këtyre mediave u shfaqën me sfonde të zeza.

Kryeministri i ri i Hungarisë, Péter Magyar, nga ana tjetër paralajmëroi se mediat publike do të rikthehen nën një administrim të ri./ CNA

EMISIONET