Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen

Princi Harry dhe gjashtë paditës të tjerë, mes tyre Sir Elton John, Baronesha Lawrence dhe aktorja Liz Hurley, kanë humbur çështjen për informacione të paligjshme të botuara vite më parë në Gjykatën e Lartë të Britanisë kundër Associated Newspapers Limited.

Grupi paditës akuzonte ANL për mbledhje të paligjshme të informacionit dhe shkelje të privatësisë. Megjithatë, gjyqtari Nicklin vendosi se paditësit nuk arritën të paraqisnin prova të mjaftueshme për t’i mbështetur ato.

Gjatë gjyqit, i cili zgjati disa javë në fillim të këtij viti, Princi Harry dëshmoi për artikujt që, sipas tij, kishin dëmtuar familjen e tij. Ai deklaroi se veprimet e pretenduara të botuesit e kishin bërë jetën e bashkëshortes së tij, Meghan Markle, ‘një mjerim absolut’.

Ndërkohë, Princi Harry ndodhet në Londër për pjeesëmarrjen e tij në lojërat Invictus.

EMISIONET