“Paqja do favorizojë ekonominë”, Oxford Economics: Rritja në 3.1 për qind nëse ndalen sulmet

“Paqja do favorizojë ekonominë”, Oxford Economics: Rritja

Ekonomia globale pritet të përshpejtohet në gjysmën e dytë të vitit, por vetëm nëse do të ketë paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Është ky parashikimi që bën Oxford Economics në një raport të fundit, sipas të cilit ekonomia botërore mund të zgjerohet me 3.1% në gjashtëmujorin e dytë të 2026.

Por, rifillimi i sulmeve ka ndikuar tregjet e naftës dhe sipas raportit mund të rrisë presionin inflacionist më shpejtësi.

Në skenarin më optimist, kompania e konsulencës vlerëson se çmimet e naftës mund të luhaten pranë nivelit të 70 dollarëve nëse sulmet nuk intensifikohen më tej. Por, nëse ndodh e kundërta pasojat nuk do të kufizoheshin vetëm në tregun e naftës.

Ndërkohë, tregtia shihet si një tjetër rrezik që mund të riformësojë perspektivën e rritjes. Washingtoni duket se ka përgatitur tarifa të reja zëvendësuese për të mbledhur më shumë të ardhura prej tyre.

Europa po ashtu po mban një qëndrim të ashpër, pasi Komisioni Europian ka më shumë se 50 hetime të hapura ndaj Kinës për mbrojtjen tregtare.  Sipas Oxford Economics, tensione tregtare ndikojnë po ashtu edhe nga bumi i inteligjencës artificiale që ka fuqizuar tregjet financiare këtë vit.

Kompania e konsulencës thotë se industria amerikane e inteligjencës artificial varet shumë nga gjysmëpërçuesit por dhe pajisje të tjera të transportuara nga Azia, rajone që humbasin shumë nga çdo ndërprerje e mëtejshme e mallrave që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Shpenzimet e konsiderueshme në qendrat e të dhënave, shërbimet apo projekte të tjera mund të sjellin një nxitje më të madhe të rritjes se sa parashikimet aktuale.

Nëse vendoset paqe mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, bankat qendrore mund të kenë më shumë hapësirë për të lehtësuar politikën monetare. Çmimet më të ulëta të naftës do të reduktonin presionin mbi çmimet, duke iu dhënë bankave mundësinë që të mos rrisin normat e interesit.

EMISIONET