Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit të mitologjisë greke, Odisesë.
Projekti 250 milionë dollarësh renditet ndër produksionet më të shtrenjta të Hollivudit. Protagonisti kryesor, Matt Damon, u shpreh se ky ka qenë roli më i vështirë në të gjithë karrierën e tij.
“Ky ishte pa dyshim filmi më sfidues që kam bërë ndonjëherë. Gjithçka është xhiruar në mënyrë reale, pa përdorur efekte kompjuterike. Nëse në skenë shfaqen një mijë njerëz apo anije në sfond, ato janë absolutisht të vërteta.”
Ky realizim mban firmën e regjisorit të njohur Christopher Nolan, i cili ka zgjedhur një rrugë krejt ndryshe nga filmat e mëparshëm me këtë subjekt.
Filmi “The Odyssey” u xhirua vitin e kaluar brenda 91 ditëve në gjashtë shtete të ndryshme: Marok, Greqi, Itali, Islandë, Skoci dhe Shtetet e Bashkuara, xhirimet u mbyllën para afatit të caktuar në gusht 2025.

