KËRCET PUSHKA NË MEMALIAJ/ Tre të vrarë dhe 1 i plagosur pranë bashkisë, zbulohet identiteti i viktimave dhe dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërkaq janë mësuar identitetet e viktimave dhe dinamika e ngjarjes

Teksa qëndronin në ambientet e një lokali kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 1 i katërt ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë identifikuar deri në këto momente si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.

Ndërkohë trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit pranë bashkisë ku dhe ndodhi vrasja. Në orët e para të mëngjesit ata janë çuar në morgun e spitalit.

Atentatoret pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Sh.K, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. 

Vrasja lidhet me sagën e përplasjeve dhe eleminimeve të grupeve Sadikaj-Papa në Sarandë dhe Memaliaj.

Kjo pasi viktimat mësohet se janë familjarë të Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi. Personat që humbën jetën janë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi që ndodhet në spital.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemi). Në janar, një atentat iu bë edhe vëllait të Kalemit, Zamir Kalemi, ndërkohë viktimë më herët e përplasjeve ishte edhe nipi.

NJOFTIMI I POLICISË

Memaliaj/Informacion paraprak 

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë. 

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve. 

KËRCET PUSHKA NË MEMALIAJ/ Tre të vrarë dhe 1 i plagosur

Dinamika e atentateve Sadikaj – Kalemaj

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Ndërkohë dy ditë pas vrasjes së Papajt në Tiranë, në 18 dhjetor 2022, dy shqiptarë të tjerë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç, janë ekzekutuar me armë zjarri.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’.

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur.

EMISIONET