Deputeti Redi Muçi: Vetëm hetimi i pushtetarëve garanton pavarësinë e drejtësisë nga pushteti ekzekutiv

Në studion e OraNews në emisionin “Ora e Betit” ka qenë i ftuar deputeti i partisë “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi i cili ka folur për sistemin gjyqësor.

Ai është shprehur se gjyqësori ka një rol që duhet zbatuar, duke u përqendruar te vetë roli i Prokurorisë së Posaçme dhe hetimeve që ushtrohen ndaj zyrtarëve të vendit.

Sipas tij, hetimi i pushtetarëve sjell ndarjen e pushtetit të sistemit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv.

“Sistemi Gjyqësorë më parë ka dëshmuar qartazi që nuk ka qenë i pavarur më parë. Vetë fakti që kemi ngritur një Gjykatë Speciale, Prokurori të Posaçme, fryma e qasjes është që duhen hetuar njerëz të pushtetshëm.

Vetëm kur të hetohen njerëzit e pushtetshëm, mund të pretendojmë pavarësinë e pushtetit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv.”- ka thënë Redi Muçi.

 

EMISIONET