Korçë/ Dyshohet se kreu marr*dhënie me një 13-vjeçare, arrestohet 17-vjeçari

Korçë/ Dyshohet se kreu marr*dhënie me një

Një 17-vjeçar është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas dyshimeve se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ndaj të miturit ka nisur procedimi penal për veprën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes dhe përfshirjes së dy të miturve, autoritetet kanë ruajtur anonimitetin e tyre dhe nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, pritet që organet kompetente të vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, në bashkëpunim me shërbimet sociale dhe institucionet e mbrojtjes së fëmijëve.

EMISIONET