Kontrolluan shtëpinë, në cep të oborrit panë gropën ku ishte futur fëmija. 8 vjeçari ishte goditur në kokë

Ora News, ka zbardhur ngjarjen se si u gjet trupi i 8-vjeçarit në oborrin e banesës së shtëpisë së 38-vjeçarit Klodian Çalamanit.
Burime bëjnë me dije se djali po bënte xhiro me biçikletën e fqinjit që e rrëmbeu në zonë. Ndërkohë autoritetet pasi kanë parë kamerat e sigurisë kanë zbarkuar në shtëpinë e autorit pasi kanë parë biçikletën me të cilën po lëvizte i mituri, në oborr.
Mësohet se menjëherë pas kontrolleve në shtëpi ka nisur të gërmohet ka nisur vendi në oborr dhe është kontestuar trupi i pajetë i të miturit.
Policia ka vënë re se ky i fundit kishte goditur me mjete të forta në kokë.
Sakaq mësohet se autori nuk ka pasur komunikime me familjen e viktimës dhe asnjëherë mes tyre nuk ka pasur konflikte.
Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja ka bërë me dije se autori i krimit makabër ka qenë në burg me xhaxhanë e të miturit, por megjithatë ende nuk është e konfirmuar.


