Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

Babë e bir janë arrestuar në Vlahën të Hasit në kuadër të një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në kërkim u shpall djali tjetër 70-vjeçarit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre.

