Konkursi Kombëtar i Kompozicionit, 39 vepra pjesëmarrëse nga vendi dhe bota

Konkursi Kombëtar i Kompozicionit, 39 vepra pjesëmarrëse nga

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bëri të ditur se 39 vepra janë bërë pjesë e Konkursit Kombëtar të Kompozicionit “Tish Daija”.

Ky konkurs do të organizohet në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit, “Nderi i Kombit”, Tish Daija.

Sipas TKOBAP, suksesi i vërtetë i këtij konkursi qëndron në pjesëmarrjen e gjerë të krijuesve profesionistë nga të gjitha grupmoshat, si edhe në shtrirjen e tij përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë edhe kompozitorë shqiptarë të diasporës.

Veprat e përzgjedhura do të bëhen pjesë e edicionit të parë të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, i cili do të organizohet gjatë muajit nëntor.

TKOBAP falënderoi të gjithë krijuesit që iu përgjigjën thirrjes me talentin, krijimtarinë dhe pasionin e tyre, duke kontribuar në pasurimin e muzikës shqiptare bashkëkohore.

EMISIONET