VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (3 - 4 Korrik 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Veriore, Lindore, Ballkani dhe pjesa më e madhe e Italisë do të kenë mot të paqëndrueshëm, ndërsa pjesa tjetër e Evropës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasdite priten rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore, si edhe reshje të izoluara në qendër të vendit. Temperaturat do të luhaten nga 15°C deri në 35°C. Era do të fryjë mbi 50 km/h, ndërsa ketë dallgëzim 3 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm, ndërsa Evropa Lindore dhe brigjet e Detit të Zi do të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës, me vranësira të lehta në veri dhe zonat lindore, por pa reshje. Temperaturat do të variojnë nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë 60 km/h, ndërsa dallgëzim 4–5 ballë.

