VIDEO+EMRAT/ Dr*gë në tokë shtetërore! E pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë!
Një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike është zbuluar në Divjakë.
Lënda narkotike u gjet në një tokë shtetërore në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh.
Për rrjedhojë, nën hetim u vunë tre për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Më konkretisht janë nën hetim shtetasit: Edison Toromëni, 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, Festim Hoxha, 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe Gazmor Allka, 53 vjeç, me detyrë roje.
“Si rezultat i kontrolleve intensive në territorin e qarkut Fier, nga toka dhe nga ajri, me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Koordinimi”.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një tokë shtetërore, u gjet një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimit.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, shtetasit:
-E. T., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, F. H., 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe G. A., 53 vjeç, me detyrë roje.
Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për identifikimim dhe kapjen e autorit/ëve të kultivimit të bimëve narkotike.”– njofton policia.


