Kapet kërcënuesi i gjyqtares, prangoset 39-vjeçarin Andri Leka, e denoncoi Anila Karanxha

Kërcënimi për disa muaj radhazi në adresë të gjyqtares së Tiranës Anila Karanxha i ka kushtuar prangat 39-vjeçarit Andri Leka. Ai u arrestua në tiranë pas denoncimit për kanosje për shkak të detyrës ndaj zyrtares së drejtësisë ndërsa pritet të merret në pyetje në lidhje me shkakun e veprimeve që ka kryer.

Policia e kryeqytetit ka prangosur 39-vjeçarin Andri Leka, i cili akuzohet se ka kërcënuar prej muajsh gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Anila Karanxha.

Këto janë momentet kur policia e Tiranës ka prangosur 39-vjeçarin Andri Leka, i cili akuzohet se ka kërcënuar gjyqtaren e kryeqytetit për shkak të detyrës.

Ngjarja është regjistruar te 'Komuna e Parisit', teksa në pamje shihet momenti kur i arrestuari është shtrirë në tokë nga forcat e policisë të cilat kanë kryer edhe arrestimin.

Mësohet se 39-vjeçari rezulton i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë ndërsa tij rëndon akuza e "Kanosje e gjyqtarit".

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se prej muajsh gjyqtarja kërcënohej me letra por edhe me anë të telefonit nga 39-vjeçari, ndërsa dyshohet se pas tij ka edhe persona të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar duke e shantazhuar gjyqtaren për shkak të detyrës.

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës i është drejtuar me denoncim policisë dhe pas disa javë kërkimesh blutë e kryeqytetit kanë rënë në gjurmët e 39-vjecarit.

Siç tregojnë edhe pamjet e ngjarjes, gjatë arrestimit 39-vjeçari është hequr si i sëmurë çka është bërë shkak edhe për prezencën e një ambulance në vendin e ngjarjes.

Kapet kërcënuesi i gjyqtares, prangoset 39-vjeçarin Andri Leka,

Kapet kërcënuesi i gjyqtares, prangoset 39-vjeçarin Andri Leka,

EMISIONET