Kapen në tren me 18 mijë paund, arrestohen dy shqiptarët në Angli

Kapen në tren me 18 mijë paund, arrestohen dy shqiptarët në
Durim Mytro dhe Geni Dragjoshi

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi janë kapur me 18,000 £ në një stacion shërbimi Gëent pasi kishin udhëtuar nga Birmingham në Uellsin Jugor për të marrë paratë e drogës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç. Ata u kapën në A40 në Monmouthshire, dhe sipas mediave ata ishin të punuasuar nga të tjerët, që merreshin me trafikim droge.

Mësohet se të dy po udhëtonin me një pako parash, që ishin ishin siguruar nga fabrikat e kanabisit. Të dy ishin dënuar për pastrim parash në 12 Dhjetor 2018, e më pas kryen dënimin prej 12 muajsh.

Ndërkohë, Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje sigurie. Ndërsa avokati Steffan Bisson tha për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli.

Por për fatin e keq të shqiptarëve nuk ka rezultuar kushti, pasi të dy shqiptarët ishin akuzuar më parë për trafik droge nga drejtësia britanike.

EMISIONET