Ju flet Moska: Mendjeshkrepje shqiptare (1)

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora erdhi ndryshe këtë të mërkurë, duke sjellë një analizë të aktualitetit politik përmes aforizmave.

Myftaraj: I kam quajtur mendjeshkrepje quhen dhe aforizma, janë mendime të përmbledhura.

-Nëse Ismail Qemali do të kishte ditur se 100 vjet më vonë Edi Rama do ta imitonte si udhëheqësi mjekërbardhë, do ta kishte rruajtur mjekrën me siguri.

-Partia Demokratike ka hyrë në një tunel të errët por lajmi i mirë se Lulzim Basha thotë se ka dritë në fund të tunelit. Në rastin më të keq kur nuk shohin dritë, atëherë gjenden brenda një shpelle dhe mund të kthehen pas në pikën ku u nisën kur të duan.

-Kemi parë shumë në dy mandatet e kaluara katërvjeçare të PS dhe Edi Ramës si kryeministër, por nuk kemi parë gjë akoma sipas fjalëve të kryeministrit. Pyetja është se kur do të shohim të paparën, në mandatin e 3, të 4, apo më vonë?

-Lulzim Basha pas 25 prillit tha: Nuk ka keni njohur akoma! Kjo ngjan si ato fjalët që shkruajti media spanjolle në 1990 kur përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll u mund në Spanjë 9:0. Kush priste që shqiptarët të pësonin golin e 10 nuk i kishte njohur akoma, shkruajti media spanjolle…

 

EMISIONET