Sekuestrimi i pronave të ish-gjyqtarëve, SPAK kishte frikë se mund të tjerësonin pasuritë

Dyshimet për përfshirje në aktivitete kriminale dhe mundësia për të tjetërsuar pronësinë e pronave të përfituara në mënyrë ilegale janë arsyet e vendosjes së sekuestros nga SPAK për ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulos e Bashkim Dedja, si edhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkelzen Selimi.

Dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos e Bashkim Dedja, si edhe ish anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkelzen Selimi, dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Pak ditë më pare tre ish-figurave të larta të drejtësisë shqiptare iu vendosën nën sekuestro disa prona të cilat dyshohet se i kanë vënë vendosur përfshirja në këto aktivitete.

Në dosjen e siguruar nga Ora News, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar mësohet se ka pranuar kërkesën e SPAK pasi vlerëson se ekziston rrezik real për transferimin ose tjetërsimin e pasurisë objekt sekuestroje tek persona të tjerë, familjarë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e kësaj pasurie.

Konkretisht në dosje përmenden edhe veprimet që ka kryer nga Kujtim Selimi, babai i ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkelzen Selimi, i cili ka shitur një pronë menjëherë pas shkarkimit të të birit nag Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Për këtë arsye ndryshe nga dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos dhe Bashkim Dedjas, të cilëve iu sekustruan vetëm pronat që kishin në emrin e tyre, Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe sekuestron e pronave të regjistruar në emër të babit të Shkelzen Selimit. Konkretisht truall dhe godinë banimi në Vlorë.

Ndërkohë për gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo i është sekuestruar një njësi dyqan 172 metra katrorë në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Ndërsa ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i është sekuestruar  një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

SPAK kishte regjistruar procedimin penal nr.137  në 7 prill 2020 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga Kodi Penal.

EMISIONET