Ishte në kërkim nga drejtësia për skema mashtrimi me fatura fiktive, policia identifikon 32-vjeçarin pas aksidentit

Ishte në kërkim nga drejtësia për skema mashtrimi me fatura

Në Sukth, policia ka arrestuar një 32-vjeçar, A.D., pas një aksidenti ku automjeti i tij u përplas me disa pemë.

Gjatë kontrollit, testimi i alkoolit tregoi 1.29 mg/l, mbi normat e lejuara.

Nga verifikimet u zbulua se i riu ishte në kërkim nga drejtësia, pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar në vitin 2024 me dy vjet burg për krijim skemash mashtruese me fatura fiktive për shmangie tatimore.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri pësoi dëmtime të lehta, ndërsa A.D. u arrestua dhe do t’i dorëzohet Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për vijim të hetimeve.

EMISIONET