Igli Cara: Do reduktojmë taksat! Frymëmarrje për biznesin, objektivi ynë parësor!
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara u shpreh se një nga objektivat kryesorë të tij është biznesi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cara ka shkruar se ‘frymëmarrja për biznesin është objektivi parësor, ku do të rishikohet vlera e taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre’.
"Ky është objektivi parësor, i cili do të mundësohet, duke nisur nga rishikimi i vlerës së taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre.
Një qasje ndryshe, për t’i ardhur në ndihmë, çdo subjekti tregtar në Durrës, që hap vende të reja pune ose vetëpunësohet, duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të qytetit. Bashkë ja dalim! Qyteti je ti!", shprehet Cara.