FOTO-LAJMI/ Ja kush është “spiunia” britanike që mori pjesë në skuadrën e vrasjes së Ardian Nikulajt

FOTO-LAJMI/ Ja kush është “spiunia” britanike që mori

Kjo është spiunia bjonde e ardhur nga Anglia në Shëngjin të Lezhës, për të vrarë, biznesmenin Ardjan Nikulaj.

FOTO-LAJMI/ Ja kush është “spiunia” britanike që mori

Bëhet fjalë për britaniken Harriet Bridgeman, nga Bristol, e cila akuzohet së bashku me 5 persona të tjerë, se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, një javë më parë.

Bridgeman, ka hyrë në Shqipëri në datën 18 Mars, duke qëndruar në tre hotele të ndryshme në zonën e Shëngjinit.

Ajo sillej si e dashura e njërit prej anglezëve, Steven Hunt, por në fakt të dy kanë pasur rolin për të mbajtur në monitorim, objektivin Ardjan Nikulaj.

Harriet Bridgeman, është larguar nga Shqipëria përmes pikës së kalimit kufitar në Rinas, mbrëmjen e datës 19 Prill, duke mos mundur të arrestohet.

Tashmë prokuroria ka dërguar letërporosi në Angli me qëllim kërkimin e ndihmës së ndërsjelltë për arrestimin e 4 shtetasve anglezë, që kanë marë pjesë në vrasjen e Nikulajt.

elton qyno ardian nikulaj

EMISIONET