Sinamati: Kompensim të tokave të përmbytura nga Fierza. Ndërhyrje e fuqishme në ujësjellës
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ në Kukës, Admir Sinamati ka zhvilluar një tjetër takim me banorët e qytetit.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes ‘nr. 5’, Sinamati ka prekur edhe problematikën e mungesës së kompensonit të tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, një problematikë e përhershme për këta banorë.
Sinamati është shprehur se, ‘në mandatin e ardhshëm të Bashkisë së Re, ne do e adresojmë këtë temë në të gjitha institucionet përkatëse’.
‘Qyteti i Kukësit ka sipërfaqen më të vogël të tokës bujqësore në të gjithë vendin.
Pjesa më e madhe e tokës, me kushtet të jashtëzakonshme për prodhim, ndodhet poshtë ujit, në liqenin e Fierzës.
Me qindra pronarë prej vitesh sorollaten pa gjetur kurrë zgjidhje, pa u kompensuar.
Në mandatin e ardhshëm të Bashkisë së Re, ne do e adresojmë këtë temë në të gjitha institucionet përkatëse.
Ndër të tjera, kemi edhe plane konkrete për të ndërhyrë fuqishëm tek problemi kapilar i qytetit dhe zonave të tjera administrative, siç është furnizimi me ujë të pijshëm.
Makthi 4 vjeçar i ka ditët e numëruara!
Projektit tonë po i shtohen çdo ditë njerëzit që e duan qytetin, përtej presioneve politike për vendin e punës!
#BashkeFitojme’, tha ndër të tjera, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Admir Sinamati, gjatë takimeve me banorët.