I SHUMËKËRKUARI I DR*GËS 'KAPET MAT'/ U gjet në një beach bar në Borsh, arrestohet Moisi Habilaj

I SHUMËKËRKUARI I DR*GËS 'KAPET MAT'/ U gjet në

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh.

Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Habilaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e kishte dënuar përfundimisht me 10 vite burgim për veprat penale të trafikut të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Përveç dënimit në Shqipëri, Moisi Habilaj është dënuar më herët edhe nga autoritetet e drejtësisë italiane me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe rrethanat e arrestimit në orët në vijim.

EMISIONET