Mamaja e Martin Canit i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Duam siguri dhe drejtësi!
Mamaja e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë me thikë në Tiranë, Florina Cani, i është bashkuar sot protestës para Kryeministrisë, që zhvillohet kundër investimit në Zvërnec.
Gjatë fjalës së saj, Florina Cani tha se në Shqipëri mungon siguria, kujdesi shëndetësor dhe drejtësia.
Ajo shtoi se djali i saj mund të ishte në jetë nëse do të funksiononin aparaturat e zemrës në spitale.
“Mendova të bashkohem me ju sot dhe të ngre zërin për fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri, e çuam në shkollë dhe nuk u kthye. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre, që e kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe të gjitha me radhë.
Qeveri e krimit. Kam 18 muaj që protestoj dhe zemra plotë po më mbushet sot që po e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit, në Shqipëri dhe në diasporë, faleminderit. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata dhe drejtësi s’ka akoma.
Poshtë qeveria e krimit, poshtë Edi Rama. Dua të përmend edhe ata që i shtypin makinat nëpër rrugë, sepse nuk ka siguri. Martinin mund ta kishim sot, nëse funksiononte aparatura e zemrës. Por nuk funksionon. Edhe ai tjetri fëmij ishte, nuk po bëj me faj atë, por qeverinë tonë, sepse nuk ka asnjë kusht për siguri”, tha Florina Cani.


