14 DITË NË SHESH DHE PROTESTA NUK NDALET/ Pamje fantastike nga marshimi biblik në Tiranë

Fjalimet e "protestës së mërgitarve" në ditën e 14-të rradhazi ka përfunduar, por revolta e qytetarëve do të vijojë më tej, pasi ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës.

Marshimi i protestuesve ka bllokuar segmente të ndryshme të kryeqytetit, teksa pamjet tregojnë brohorima dhe një "lumë" njerëzish që valvisin flamuj dhe pankarta.

Mes turmës mund të shihen dhe flakadanë të cilët janë ndriçojnë gjithë turmën e revoltuar ndaj qeverisë.

Pasi lanë pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “oqeani” i njerëzve qëu shtri deri te Sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar masivisht nëpër rrugët e Tiranës dhe sapo kanë mbërritur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.

Sapo koka e marshimit ka ndaluar përpara institucionit ligjvënës, dëgjohen brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”.

Kjo lëvizje vjen si një tjetër mesazh i prerë i qytetarëve, të cilët pas performancave të mëparshme simbolike ku kërkuan burgosjen e liderëve politikë pa dallim partish, tashmë kanë shënjestruar godinën ku miratohen ligjet e vendit.

EMISIONET