Tërmeti shkatërrimtar, krerët e Shtetit Shqiptar solidarizohen me Turqinë dhe Sirinë: Gati të ndihmojmë në çdo mënyrë

Tërmeti shkatërrimtar, krerët e Shtetit Shqiptar solidarizohen me

Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrimtar rreth orës 04:17 të mëngjesit të sotëm.

Më shumë se 670 viktima janë konfirmuar deri tani, ndërsa mbi 2600 janë plagosur.

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për popullin turk dhe sirian dhe thotë se shqiptarët janë krah tyre.

"I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqine dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta," shkroi Begaj.

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij solidarizues u shpreh se një mision shpëtimi do  të niset sot drejt Turqisë.

"I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi," tha Rama.

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur një mesazh ngushëllimi për popullin turk dhe Sirian duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.

"Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi," shkroi Xhaçka në Twitter.

Mesazhe ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi ka shprehur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipëris, Lindita Nikolla.

“Të gjithë jemi të tronditur e hidhëruar nga lajmi për tërmetin shkatërrimtar në disa qytete të Turqisë Juglindore, për mbi pesëqind viktimat që humbën jetën, të lënduarit e të bllokuarit si edhe rrënimin e banesave të shumta.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk.

Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës!”, shprehet kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Edhe ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit tragjik në Turqi.

"Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, për pasojat nga tërmeti tragjik i ditës së sotme që ra në Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore.

"Të dashur miq, një tërmet i rëndë 7,8 shkallësh ka goditur Turqinë qendrore dhe ne Sirinë verilindore duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.

Me këtë rast duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve", shprehet Berisha në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shprehu ngushëllime për viktimat.

"Shumë e keqardhur nga humbja e jetëve për shkak të tërmetit shkatërrimtar që ka ndodhur në oret e para të mëngjesit në zonën e Turqisë Juglindore.

Lutjet dhe ngushëllimet shkojnë për familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në këtë fatkeqësi natyrore dhe për të plagosurit për të patur shërim sa më të shpejtë.

Shprehim solidaritetin e plotë në këto momente të vështira për Turqinë!" shprehet ministrja Ogerta Manastirliu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ogerta Manastirliu (@manastirliu.ogerta)

EMISIONET