Stuhia përfshin edhe Kukësin, reshjet dhe erërat e forta i zënë vendin vapës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2026, 21:11

Stuhia ka përfshirë edhe qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit që ka mbizotëruar ditët e fundit.
Reshjet e shiut, erërat me intensitet mesatar dhe shkarkesat elektrike kanë përfshirë zonën, ndërsa deri më tani nuk raportohen probleme apo dëme.
Ndërkohë, në Kosovë moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në sektorin e bujqësisë.

