Tërmeti tragjik, flet zyrtari shqiptar në Bashkinë e Bursas: I sotmi, tërmeti i dytë më i madh në Turqi. Ja situata me shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 11:01
Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrimtar rreth orës 04:17 të mëngjesit të sotëm.
Më shumë se 670 viktima janë konfirmuar deri tani, ndërsa mbi 2600 janë plagosur.
Vilson Imamaj, zyrtar në Bashkinë e Bursas bëri një panoramë të pasojave të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik që tronditi Turqinë.
“Tërmeti i sotëm është tërmeti i dytë më i madh në Turqi pas atij të vitit 1999.
Janë zona në zhvillim e sipër dhe të reja, ndërsa shqiptarët preferojnë zonat më të vjetra dhe të sigurta”, u shpreh ndër të tjera.