Atentati në Don Bosko, lokali i Fatjon Muratit rezulton i sekuestruar në tetor të 2022

Lokali drejt të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme (12 mars 2022) në Don Bosko në pronësi të Fatjon Muratit, eksponent i njohur për policinë, rezulton të jetë i sekuestruar.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve me vlerë 5 mln euro, në pronësi të Fatjon Muratit, më 14 tetor 2022.

Murati rezultonte nën hetim që prej 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.

Nga të shtënat mbeti e vdekur banakierja e lokalit Mimoza Paja, 62 vjeçe, ndërsa 5 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një vazjë 10 vjeçe që u plagos nga ciflat e xhamave.

Në njënjoftim zyrtar policia njoftoi se është qëlluar nga jashtë drejt lokalit, çka përcakton se kemi të bëjmë me një atentat ndërsa autorët apo objektivi ende nuk dihen.

Mes të plagosurve ndodhet edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati.

Atentati në Don Bosko, lokali i Fatjon Muratit rezulton i sekuestruar

atentat sahit murati fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja don bosko vrasja

EMISIONET