"I kemi sytë me gjak"/ Jurgen Veshi humbi jetën duke punuar në gurore, gjyshja dhe e ëma: Na gënjyen, duam drejtësi!
Emisioni me “Zemër të Hapur” në "News 24" trajtoi sot historinë e dhimbshme të ndarjes nga jeta të Jurgen Veshit.
I riu humbi jetën pas një incidenti në vendin e punës në guroren ku punonte në fshatin Brataj. Ndërkohë gjyshja dhe e ëma e të ndjerit kanë rrëfyer detaje për jetën e vështirë që kishte kaluar i riu.
Gjyshja e tij shprehet se janë mosbesues ndaj deklaratave që janë bërë lidhur me vdekjen e Jurgenit, madje vëllai i tij është kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe ka fotografuar çdo gjë me detaje.
"I kemi sytë me gjak për atë djal se është rritur me shumë sakrifica, por ne duam të vërtetën", shprehet gjyshja e Jurgenit.
Më tej edhe nëna e të ndjerit rrëfen me lot në sy dhe shumë dhimbje se si u braktis nga bashkëshorti i saj i parë (babai i Jurgenit). Ajo tregon se djalin e ka rritur me të afërmit e saj dhe që i vogël Jurgeni ka punuar për të ndihmuar familjen e tij.
"Ditën e fundit që e përcolla për në punë, mezi po prisja të kthehej. Ora kaloi dhe unë u bëra merak e thirra disa herë në telefon thotë ajo, por më pas më komunikuan se ndodhet në spital në Vlorë në gjendje kome", rrëfen e ëma e Jurgen Veshit.
Pjesë nga deklarata e gjyshes së Jurgen Veshit:
Ne nuk i besojmë deklaratev që janë dhënë, ai që e ka bërë të vij e të na thojë. Edhe nëse ishte gabim apo nëse dikush e ka bërë gabimisht. Ne nuk e pranojmë dhe nuk e besojmë atë që thuhet.
Djali i math ka shkuar dhe ka bërë fotografi të gjitha, i ka bërë nga e para skemat foto sepse ne i kemi syt me gjak, ne duam drejtësi dhe të vërtetën. Jurgeni ka qenë një djal i rritur me shumë sakrifica e shumë i rregullt.
Pjesë nga deklarata e të ëmës së Jurgenit:
E kam rritur me shumë halle, e kam rritur me njerkun. Babai i Jurgenit na ka braktisur, e kam rritur me njerëzit e mi, më pas erdha në Brataj. Këtu u martova sërish.
Kushtet e vështira ekonomike e detyruan Jurgenin të dilte në punë çdo ditë, e të punonte shumë për të na blerë ilaçet. E përcolla në punë e po prisja orarin të vinte, atë dit u bëra merak se kaloi ora e pastaj mora vesh që është në gjendje kome në Vlorë në spital.