HISTORIA E PAQE-RUAJTËSIT NË IRAK/ Nga dënimi me burg te dyshimi për përgatitjen e të rinjve për t’iu bashkuar ISIS, ja e shkuara e errët e Erzen Ukës

HISTORIA E PAQE-RUAJTËSIT NË IRAK/ Nga dënimi me burg te dyshimi

Dy personat e përfshirë në ngjarjen e sotme në Orosh, Julian Cumraku dhe Erzen Uka, janë vënë re që në orët e para të mëngjesit nga shërbimet e Policisë së Pukës.

Të dy kanë qenë prej kohësh nën monitorimin e strukturave të Antiterrorit.

Erzen Uka, ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse shqiptare në Irak, ka qenë më herët i dënuar me tre vite burg për akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare.

Në vitin 2015, ai u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me organizatën ISIS, një çështje që solli përplasje të ashpra në gjykatë mes tij dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.

HISTORIA E PAQE-RUAJTËSIT NË IRAK/ Nga dënimi me burg te dyshimi

Edhe pse rrallë shiheshin në rrugët e zonës, Cumraku dhe Uka nuk kishin krijuar probleme me banorët.

Të dy frekuentonin xhaminë e fshatit Kryezi, një objekt ku nuk zhvillohen rregullisht shërbesa fetare për shkak të mungesës së stafit fetar.

Për shkak të dyshimeve se ishin të armatosur rëndë, situata u konsiderua me rrezik të lartë.

Për këtë arsye, forcat speciale shmangën një ndërhyrje të menjëhershme, duke pritur krijimin e kushteve të sigurta për zgjidhjen e incidentit, ndërkohë që Cumraku dhe Uka refuzonin t’u përgjigjeshin thirrjeve të policisë për dorëzim.

/BW

EMISIONET