PAMJE+DETAJE nga ngjarja në Orosh/ Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur, RENEA nuk ka shtënë drejt banesës 

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Orosh, ku u vetëdorëzuan Julian Çumaraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur që prej mëngjesit. Bëhet me dije se Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme rezulton të jetë i plagosur.

Por, ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku. Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh.

Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka.

PAMJE+DETAJE nga ngjarja në Orosh/ Hamza Uka u

EMISIONET