“Hidhi ujë se vdiq” Grabitësit në Klos rrahën brutalisht djalin dhe lidhën nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 5 persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë ka kanë marrë 8 mijë euro dhe 1 milionë lekë.

Ndërkohë, gazetari i Ora News, Spartak Doçi bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dom rreth orës 3 të mëngjesit.

Kanë qenë 5 persona që janë futur me maska nga ana e pasme e banesës 3 katëshe në fshat dhe kanë goditur me tytën e armën djalin e familjes, 27 vjeç.

Atij i kanë shkaktuar plagë të rëndë në kokë pasi e kanë goditur 3 herë duke i shkaktuar fraktura, ndërsa kanë goditur edhe nënën, e më pas i kanë lidhur me litar.

Ndër kaq, në një moment si pasojë e dhunës, djalit i ka rënë të fikët dhe grabitësit kanë thënë me njëri-tjetrin që t’i hidhet ujë sepse kanë dyshuar se ka ndërruar jetë.

Grabitësit më pas janë larguar me paratë dhe sendet me vlerë, ndërsa janë ndihmuar edhe nga terreni në fshat për humbur gjurmët.

Më pas  janë njoftuar policia dhe prokuroria e rrethit dhe po punohet për kapjet e autorëve të këtij krimi që ka tronditur zonën.

EMISIONET