Hetues e prokurorë shqiptarë, trajnim nga FBI për krimin kibernetik

Hetues e prokurorë shqiptarë, trajnim nga FBI për krimin

Teknologjia dhe interneti janë bërë pjesë e jetës së përditshme, por mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet online mbetet një ndër përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shprehet se “ekspozimi i të miturve ndaj shfrytëzimit dhe kërcënimeve kibernetike po rritet me ritme shqetësuese, duke kërkuar reagim të koordinuar dhe rritje të kapaciteteve profesionale të institucioneve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit”.

Nisur nga kjo qasje, ambasada e SHBA-ve pohon në një njoftim se ka mbështetur pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore të Shqipërisë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik dhe Hetimet e Shfrytëzimit të Fëmijëve në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

Hetues e prokurorë shqiptarë, trajnim nga FBI për krimin

Sipas ambasadës së SHBA-ve, këta zyrtarë iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga e gjithë Europa për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, për të mësuar se si shpërndahet materiali i dëmshëm dhe si të identifikohen zhvillimet në internet në ndjekjen kibernetike, identifikimin e viktimave, shfrytëzimin kibernetik dhe shkelje të tjera.

Hetues e prokurorë shqiptarë, trajnim nga FBI për krimin

Ambasada amerikane bën me dije se “këto aftësi do të ndihmojnë në përgatitjen e ekspertëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht ata që do të përdorin internetin për të dëmtuar fëmijët tanë”.

Ky angazhim dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik dhe thekson se mbrojtja e fëmijëve mbetet një prioritet i përbashkët që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe veprim të koordinuar.

EMISIONET